Transferimi i çmimit

Transferimi i çmimit

Transferimi i çmimit

Transferimi i Çmimit është sanksionuar në ligj Nr. 42/2014 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, të ndryshuar.

Qëllimi i Transferimit të Çmimit për administratën tatimore është ruajtja e bazës së taksueshme për transaksionet ndërmjet kompanive që konsiderohen palë të lidhura dhe për tatimpaguesin është shmangia e tatimit të dyfishtë.

Transferimi i Çmimit evidenton transaksionet e realizuara të shoqërive multinacionale me pjesë të veprimtarive të biznesit të tyre në Shqipëri (në formën e një filiali apo dege).

Nëse një tatimpagues që është subjekt i tatimfitimit merr pjesë në një apo më shumë transaksione të kontrolluara, ai duhet të përcaktojë fitimin e tatueshëm në një mënyrë që është në përputhje me parimin e tregut (arm’s length).

Përputhshmëria me parimin e tregut e një transaksioni të kontrolluar do të përcaktohet duke aplikuar metodën më të përshtatshme të transferimit të çmimit

Ligji dhe udhëzimi i Transferimit të Çmimit përcakton që tatimpaguesit të përgatisin dhe paraqesin informacion të mjaftueshëm dhe analiza për të verifikuar që kushtet e transaksioneve të tyre të kontrolluara janë në përputhje me parimin e tregut.

Udhëzimi i Transferimit të Çmimit përcakton se subjekt i plotësimit të këtij formulari është vetëm tatimpaguesi i cili gjatë periudhës raportuese ka transaksione të kontrolluara totale (duke përfshirë tepricat e huave) që kalojnë 50.000.000 lekë. Në përcaktimin e transaksioneve të kontrolluara totale të një tatimpaguesi për periudhën raportuese, duhet të përdoren vlerat absolute.

Related posts

shërbime tatimore

Njoftim mbi dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019

Njoftim mbi dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019 ! Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve se afati i dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019, është data 31 Korrik 2020.Së bashku me...

Vazhdoni leximin
Tatimi mbi të ardhurat

Tatimi mbi të ardhurat

Fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë e të ardhurave gjithsej të realizuar gjatë periudhës tatimore (viti kalendarik), me shpenzimet e njohura. Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet...

Vazhdoni leximin