Tatimi mbi të ardhurat

Tatimi mbi të ardhurat

Tatimi mbi të ardhurat

Fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë e të ardhurave gjithsej të realizuar gjatë periudhës tatimore (viti kalendarik), me shpenzimet e njohura.

Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të tij, që duhet të jenë hartuar në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.

Të ardhurat
Të ardhurat gjithsej nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to, të ardhurat e realizuara nga furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, të ardhurat nga pjesëmarrjet, të ardhurat nga interesat, të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Shpenzimet
Shpenzimet e njohura (zbritshme)
Për të qenë të njohura (të zbritshme) shpenzimet duhet të përmbushin këto kushte:

  1. të jenë kryer në interes të drejtpërdrejtë të veprimtarisë ekonomike të sipërmarrjes;
  2. të jenë kryer efektivisht;
  3. të jenë pasqyruar nëpërmjet një veprimi kontabël duke pakësuar aktivet neto;
  4. të jenë të provuara me dokumentacionin përkatës justifikues ligjor.

Shpenzimet të panjohura (zbritshme)
Për efekt të përcaktimit të fitimit të tatueshëm, nuk njihen shpenzimet që ligji i tatimit mbi të ardhurat i ka përcaktuar në një listë shteruese. Për më shumë informacion referojuni Ligjit Nr. 8438 “Për tatimin mbi të ardhurat”, neni 21, të cilin mund ta gjeni më poshtë.

Shkalla tatimore
Shkalla tatimore e tatimit mbi fitimin është 15%.

Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve, tatimi mbi fitimin është 5%.

Pagesa e tatimit
Parapagimi – këstet paraprake të tatimit mbi fitimin
Tatimi mbi fitimin paguhet çdo tremujor ose çdo muaj në formë paradhënie gjatë vitit, bazuar në këste mujore.
Këstet mund të paguhen edhe në baza mujore, në shumat si më poshtë:

Rasti i përgjithshëm

  • për muajt janar – mars, të periudhës vijuese tatimore, shumën e tatimit mbi fitimin për periudhën tatimore të dy viteve më parë pjesëtuar me 12;
  • për muajt prill – dhjetor, të periudhës vijuese tatimore, shumën e tatimit mbi fitimin për periudhën paraardhëse tatimore pjesëtuar me 12.

Marrë nga monitor.al

Related posts

shërbime tatimore

Njoftim mbi dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019

Njoftim mbi dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019 ! Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve se afati i dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019, është data 31 Korrik 2020.Së bashku me...

Vazhdoni leximin
Transferimi i çmimit

Transferimi i çmimit

Transferimi i Çmimit është sanksionuar në ligj Nr. 42/2014 për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, të ndryshuar. Qëllimi i Transferimit të Çmimit për administratën tatimore është ruajtja e bazës...

Vazhdoni leximin