Trajnime Profesionale në fushën e kontabilitetit

Trajnimi pranë Idea Audit Al është një mundësi për të ofruar zgjidhje konkrete dhe me kosto efektive për të maksimizuar njohuritë:

  •  e studentëve, të cilët sapo kanë mbaruar studimet universitare
  • dhe personave të punësuar në fushën e financës,

të cilët dëshirojnë të fokusohen dhe specializohen me tej në karrierën e tyre, në aspektin praktik të mbajtjes së kontabilitetit të shoqërive të ndryshme, hartimit të pasqyrave financiare të ndërthurura me aspektin tatimor (deklarimet tatimore online etj).

Trajnimet ofrohen individuale ose në grupe (maksimalisht 6 persona në grup), ku trajnuesit janë Auditues Ligjor/Ekspert kontabël i Regjistruar dhe kontabilistë të miratuar me eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë 15 vjecare në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

trajnime profesionale

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga ofrimi i seancës së parë falas rreth trajnimeve në mbajtjen e kontabilitetit dhe hartimin e pasqyrave financiare, ku përfshihen:

  • Trajnime në mbajtjen e kontabilitetit të ndërthurura me aspektet tatimore që e shoqërojnë, si dhe me deklarimet tatimore.
  • Trajnime në hartimin e pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme sipas SKK, SNRF dhe për qëllime konsolidimi.
  • Trajnime për SKK dhe SNRF.

Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni.