Shërbime të Këshillimit Financiar

Këshillime financiare të ndryshme, shërbime të cilat orientojnë bizneset drejt maksimizimit të të ardhurave dhe fitimeve. Këto shërbime përveç se shërbejnë për të orientuar bizneset drejt planifikimit të shpenzimeve, të të ardhurave, fitimeve, flukseve të parasë, investimeve, janë mjete të rëndësishme në manaxhimin financiar të biznesit.

Ngritja e sistemit të raportimit, analiza financiare, buxhetimi i shpenzimeve operative, shpenzimeve kapitale, të ardhurave, fitimeve dhe pasqyrave financiare, dhe analiza krahasuese midis treguesve faktikë me treguesit e buxhetuar krijojnë mundësinë e vlerësimit të performancës financiare aktuale, si dhe për të planifikuar optimizimin financiar në të ardhmen.

Roli ynë në procesin e këshillimit financiar është një mundësi për të ofruar zgjidhje konkrete dhe konstruktive, për të optimizuar fitimet, efiçencën dhe efektivitetin e biznesit tuaj, me kosto efektive.

këshillim financiar

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga shërbimet e këshillimit financiar për biznesin tuaj.

  • Asistencë në themelimin e bizneseve të reja.
  • Analizë e performancës së biznesit tuaj.
  • Ngritja e sistemit të raportimit financiar të biznesit tuaj.
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme për investime të mundshme në të ardhmen.
  • Asistencë në procesin e buxhetimit të shpenzimeve operative, kapitale dhe projektimin e flukseve të parasë.
  • Përgatitje të Pasqyrave Financiare të buxhetuara.
  • Analizën krahasuese dhe raportet përkatëse të pasqyrave financiare dhe treguesve faktike me ato të buxhetuara.

Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni.