Shërbime të Dhënies së Sigurisë

Shërbime të Dhënies së Sigurisë

Auditimi ligjor ofron një nivel të lartë sigurie, pavarësisht nëse është kërkesë ligjore ose vullnetare. Kur auditimi ligjor nuk është i nevojshëm, ne mund të ofrojmë rishikimin e Pasqyrave Financiare i cili mund të jetë efektiv në pikëpamjen e kostos dhe mund të përmbushë kërkesat tuaja për raportimin financiar.

Nëse ju ose një palë e tretë duhet të siguroheni për një fushë ose pjesë specifike siç mund të jetë gjendja monetare, inventari, klientë, furnitorë etj., që nuk kanë nevojë për një auditim ligjor ose rishikim të pasqyrave financiare, ne si auditues ligjorë mund t’ju ofrojmë shërbimet sipas procedurave të rëna dakord.

Roli ynë në procesin e raportimit financiar është një mundësi për të ofruar zgjidhje konkrete dhe konstruktive, për të maksimizuar fitimet dhe efiçencën e biznesit tuaj me kosto efektive.

shërbime të dhënies së sigurisë

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga shërbimet e Dhënies së Sigurisë për biznesin tuaj, shërbime të cilat përfshijnë:

  • Rishikim të Pasqyrave Financiare.
  • Shërbime sipas procedurave të rëna dakord.
  • Due diligence financiare.
  • Bashkime me përthithje.
  • Likujdime shoqërie.

Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni.