Shërbime auditimi për qëllime të përgjithshme dhe për qëllime të konsolidimit, shërbime, të cilat ofrojnë një nivel të lartë sigurie pavarësisht nëse është kërkesë e detyrueshme nga ligji ose kërkohet vullnetarisht nga njësia ekonomike.
Me fokusin për të tejkaluar pritshmëritë e klientit, krijimin e një marrëdhënieje afatgjatë dhe të besueshme me ata të cilëve u shërbejmë, ne orientohemi drejt problemit duke iu përshtatur kërkesave individuale. Ne aplikojmë ekspertizën tonë, e cila është thelbësore në auditimin e pasqyrave financiare si dhe për të kuptuar objektivat e klientit. Kjo është qasja jonë themelore për auditimin e së kaluarës dhe planifikimin e së ardhmes.
Ne ju ftojmë që të përfitoni nga shërbimet tona të auditimit ligjor në biznesin tuaj.
- Auditim ligjor për qëllime të përgjithshme sipas standarteve ndërkombëtare të auditimit të pasqyrave financiare, të përgatitura sipas standarteve kontabël kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
- Auditim i Pasqyrave Financiare për qëllime të konsolidimit në grup.
- Auditim të brendshëm për qëllime të biznesit dhe rishikim të kontrollit të brendshëm.