Shërbime Tatimore

Qëllimi i kontabilitetit, përvec se të lehtësojë vendimmarrjen në funksionimin efektiv të një biznesi, është dhe të administrojë tatimet dhe taksat e një biznesi.

Këto shërbime përfshijnë përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm tatimor, si dhe përpilimin e raporteve tatimore sipas kërkesave të legjislacionit. Ne përgatisim deklaratat tuaja të taksave me saktësi, ndërkohë ofrojmë udhëzime për t’ju kursyer kohë dhe para.

Ekipi ynë mbetet aktual me legjislacionin tatimor, për të siguruar pajtueshmërinë me të, minimizimin e risqeve që vijnë nga mosrepektimi i tij dhe për t’ju ndihmuar për të kursyer shpenzimet tatimore.

Këtë shërbim ne e ofrojmë në dy mënyra: Duke ofruar shërbime taksash të kryera nga ana e studios tonë ose duke asistuar dhe mbikëqyrur punonjësit tuaj aktualë të financës.

shërbime tatimore

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga shërbimi ynë falas në muajin e parë të shërbimeve tatimore në biznesin tuaj.

  • Planifikim i pagesës së taksave.
  • Përgatitja dhe rishikimi i të gjitha deklarimeve tatimore (librave, TVSH, Tatim mbi të ardhurat, tatim në burim, kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore, tatimit mbi te ardhurat personale) referuar legjislacionit në fuqi.
  • Përgatitja dhe rishikimi i deklaratës vjetore për tatimin mbi fitimin.
  • Aplikimi i marrëveshjeve për shmangien e taksimit të dyfishtë.
  • Ndjekja e procedurave dhe asistencë gjatë kontrolleve të ndryshme tatimore.
  • Asistencë e vazhdueshme për personelin përgjegjës.
  • Rishikim i deklarimeve tatimore periodike.
  • Këshillim në lidhje me TVSH, tatim fitimin, detyrimet doganore, kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore, tatimin mbi të ardhurat etj.

Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni.