Qëllimi i kontabilitetit është të lehtësojë dhe të ndihmojë vendimmarrjen në funksionimin efektiv të një biznesi dhe të administrojë taksat.
Ne realizojmë ngritjen e një sistemi të informacionit kontabël të mirëorganizuar që mundëson informacion të plotë dhe në kohë. Shërbimi ynë i kontabilitetit ofron raportim dhe analizë të plotë të treguesve financiarë, i cili do t’ju japë një shikueshmëri më të mirë në faktorët që ndikojnë në biznesin tuaj dhe më shumë mundësi që ju të fokusoheni në drejtimin e biznesit tuaj.
Ne do të përgatisim dhe analizojmë në detaje, pasqyrat financiare të çdo lloj biznesi apo aktiviteti në varësi të nevojave tuaja. Ju mund të na besoni Pasqyrat Financiare (Pasqyra e Pozicionit Financiar, Pasqyra e Performancës, Pasqyrën e fluksit të parave, Pasqyrën e Kapitalit dhe shënimet shpjeguese) të biznesit tuaj.
Këto shërbime ne i ofrojmë me dy mënyra: Duke ofruar shërbime kontabiliteti të plota dhe të kryera nga ana e studios sonë ose duke asistuar dhe mbikëqyrur punonjësit tuaj aktualë të financës.

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga shërbimi ynë falas në muajin e parë të shërbimeve të kontabilitetit për biznesin tuaj, ku përfshihen:
- Ngritja e sistemit të informacionit kontabël dhe mbajtja e plotë e llogarive tuaja, duke ofruar sipas nevojave të biznesit edhe kontabilitetin sipas qendrave të kostos dhe llogaritjen e kostos së produkteve.
- Përgatitja e Pasqyrave Financiare dhe raporteve të tjera mujore, sipas kërkesave dhe politikave të klientit.
- Përgatitja e Pasqyrave Financiare në përputhje me standartet kombëtare kontabël SKK dhe SNRF.
- Rishikim i raportimeve dhe të dhënave kontabël.
- Raporte dhe analiza të ndryshme për qëllime të vendimmarrjes.