Profesionistë Kontabël të përkushtuar për optimizimin financiar në operacionet tuaja të biznesit.
Nëse jeni duke kërkuar shërbime profesionale të administrimit financiar, jeni në vendin e duhur. Idea Audit Al ofron një gamë të gjerë shërbimesh profesionale si: Auditimi Ligjor i Pasqyrave Financiare, dhënia e sigurisë, rishikimi i Pasqyrave Financiare, kontabiliteti dhe hartimi i Pasqyrave Financiare, administrimi i taksave, këshillimi financiar, si dhe trajnime në këto fusha.
Idea Audit Al është regjistruar me vendimin e Komitetit të Regjistrimit të IEKAs Nr. 669 datë 06.02.2020 dhe e përfshirë në Regjistrin Publik të Audituesve Ligjorë, e licencuar për kryerjen e auditimeve ligjore për lloje të ndryshme të entiteteve të biznesit, tregtare, jo tregtare, përfshirë edhe organizatat jofitimprurëse.