Njoftim mbi dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019 !
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve se afati i dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019, është data 31 Korrik 2020.
Së bashku me Pasqyrat Financiare (Pasqyra e Pozicionit Financiar,Pasqyra e Performances,Pasqyra e Flukseve Monetare sipas metodes direkte ose indirekte , Pasqyra e ndryshimeve ne Kapital dhe shenimet shpjeguese ), tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë:
• Raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore)
• Inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019
• Inventarin e mjeteve të transportit në pronësi
• Kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, si dhe inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Bashkëngjitur këtijj njoftimi do të gjeni formatet e miratuara të dokumentacionit që duhet dorëzuar në formë elektronike, në e-filing.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=8428
Format raportimit SKK 2 I Mesem Dhe i Madh: https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=8431
Format Raportimi IFRS Bisnes me interes Publik :https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=8432
Formati per pasuri te Luajtshme(Makina ): https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=8428
Formati per Pasuri te Paluajtshme(Ndertesa): https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=8429
Formati i raportimit SKK 15 Mikro dhe I Vogel : https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=8430