
Eriold Janko
Themelues, Auditues Ligjor/Ekspert Kontabël i Rregjistruar
Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Manaxhim Biznesi në vitin 2005. Në vitin 2010, pas përfundimit me sukses të provimeve të aftësisë profesionale, ka fituar titullin profesional “Kontabël i Miratuar”. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e Kontabilitetit.
Në vitin 2014 pas përfundimit të stazhit profesional dhe pas përfundimit me sukses të provimeve të aftësisë profesionale, ka fituar titullin “Auditues Ligjor/Ekspert Kontabël i Rregjistruar”.
Ai ka një eksperiencë prej 18 vjetësh në fushën e financës dhe kontabilitetit. Ka punuar si drejtues i departamentit të Financës pranë Meggle Albania, Megatek Sh.a etj. Ka qenë pjesë e trupit akademik të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Ekonomisë, për lëndët “Kontabilitet Financiar” dhe “Analiza e Pasqyrave Financiare”.