Profesionistë kontabël të përkushtuar

Mirëseerdhët në web- faqen tonë!

Në Idea Audit Al ne jemi të përkushtuar për t’iu siguruar klientëve tanë zgjidhje konkrete, me kosto efektive për rritjen e efektivitetit financiar në operacionet e tyre të biznesit. Nëse jeni duke kërkuar shërbime profesionale të administrimit financiar, jeni në vendin e duhur.

eriold-janko-emri

eriold-janko-firma

Shërbimet tona

Auditim Ligjor

Mundësia për auditim ligjor të pasqyrave financiare; duke ofruar një nivel të lartë sigurie, certifikimin e pasqyrave financiare, si dhe mundësi për planifikimin e së ardhmes.

Shërbime tatimore

Mundësia për të kryer deklarimet tatimore, siguruar zbatimin e legjislacionit tatimor, minimizim të risqeve që vijnë nga mosrespektimi i ligjit dhe reduktim të barrës fiskale.

Shërbime të Dhënies së Sigurisë

Mundësia për rishikimin e pasqyrave financiare, dhënien e sigurisë për aspekte të ndryshme të aktivitetit në biznesin tuaj dhe shërbime të tjera të dhënies së sigurisë

Këshillim Financiar

Mundësia për të ofruar këshillime financiare, asistencë në përgatitjen e buxheteve, vlerësim për performancës financiare aktuale si dhe për të planifikuar optimizimin financiar në të ardhmen.

Shërbime Kontabiliteti

Mundësia për mbajtje kontabiliteti, regjistrim të dhënash, hartim pasqyrash financiare dhe ngritjen e një sistemi informacioni kontabël të shpejtë e të saktë.

Trajnime Profesionale

Mundësi zhvillimi kursi kontabiliteti praktik dhe hartim pasqyra financiare, trajnime të ndryshme për të maksimizuar njohuritë praktike të mbajtjes së kontabilitetit dhe hartimit të pasqyrave financiare.

Mendo Optimizim Financiar

Ne mirëpresim çdo mundësi që ju do të na besoni për t’ju ndihmuar për çdo nevojë tuajën të shërbimeve financiare, në optimizimin e proceseve të biznesit tuaj.

Misioni ynë

Misioni ynë është të krijojmë vlerë të shtuar, efiçencë, efektivitet dhe zgjidhje praktike për klientët tanë, duke mbajtur një standart të lartë të profesionalizmit dhe integritetit në marrëdhëniet me ta, në ofrimin e shërbimeve të Auditimit, dhënies së sigurisë, kontabilitetit, shërbimeve tatimore dhe këshillimit financiar.

Vlerat tona

Ne jemi më tepër sesa një ofrues shërbimesh profesionale të auditimit, kontabilitetit dhe këshillimit financiar. Ne besojmë se suksesi ynë është i pandashëm nga i juaji, dhe objektivat tuaja i trajtojmë sikur të jenë tonat. Ne ofrojmë rezultate konkrete, dhe zgjidhje të personalizuara për të optimizuar financat e biznesit tuaj.

Ide që sjellin vlerë

Ju gjithmonë mund të kontaktoni Profesionistët Kontabël pranë Idea Audit Al për të bërë pyetje, të mësoni më shumë dhe të merrni përgjigje rreth çështjeve tuaja.

Na kontaktoni